TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Kthimi i ligjit për Specialen për ndryshim në Kuvendin e Kosovës ka ngjallur reagime. Nga PDK sot nuk pranuan të flasin para medieve, derisa Aleanca e quajti të dëmshëm, ndërsa partia në pushtet tha se mund të rivotohet sërish. Derisa Çlirim Haziri, organizator i protestës, kërkoi të mos politizohen protestat e deritashme të tyre.

by Teve1
1 orë ago
1 0
A A

Protestës dolën për t’i prirë vet.

Kësisoj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, iu bashkuan protestuesve me 5 tetor.

Krejt kjo me kërkesën që Kuvendi i Kosovës, ta miratojë në lexim të dytë, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

E një ditë më pas, Kuvendi i Kosovës me 88 vota për, e bëri këtë hap.

Por, gati 3 javë pas kësaj, PDK kërkoi nga Presidenca, që të njëjtin ligj ta kthej në Kuvend për rishqyrtim.

E zëshme për këtë, ishte shprehur edhe deputetja Blerta Deliu Kodra.

Por, të enjten Deliu-Kodra, nuk pranoi të flas lidhur me veprimin e partisë së saj.

Ndërkohë në Komisionin për Legjislacion, nuk u pa fare deputeti tjetër nga PDK, Përparim Gruda.

E nga partia në pushtet, thonë se në rivotim, i kanë votat e gatshme për këtë ligj.

“Proceduralisht, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit. Në kuptimin procedural, Kuvendi aktualisht i ka dy opsione: ose ta rivotojë me shumicë prej 61 votash, të pandryshuar, ose ta kthejë nga fillimi. Shpresoj që sponzorizuesit ta nisin sa më parë dhe ta kalojmë sa më parë në Kuvend”, deklaroi deputeti I LVV-së, Adnan Rrusetmi.

E të dëmshëm rikthimin e ligjit sërish në Kuvend, po e cilëson Aleanca.

“Për më shumë, jemi të habitur qysh qeveria po lëshon lot krokodili, gjoja se u gjet një gabim derisa dy javë ditë e ka pasur në qeveri dhe s’ka dhënë asnjë koment. Për Aleancën është akt i papranueshëm dhe do të shohim si do të rrjedhë. Në Hagë mbrohet tregimi për liri, nuk mbrohen partitë, mbrohet e vërteta jonë, nuk do të lejojmë dëmtimin e kauzës së luftës për liri… Ne ende nuk dimë se çka do të ndryshohet, ende nuk e kemi parë letrën kthyese të presidentes”, the Besnik Tahiri.

I vendosur që ky ligj të kalonte, ishte shprehur edhe vet organizatori i protestës.

Ky i fundit, po kërkon të mos politizohet protesta.

“Vazhdimisht ka qenë një tendencë për t’i politizua protestat, por realiteti ka qenë diçka tjetër. Presioni për votimin e ligjit për UÇK-në ka qenë për shkak të rrethanave në të cilat kemi qenë. Deputetët kanë pasur një afat kushtetues për shkak të obligimeve për zgjedhjen e presidentit. Duke parë këtë realitet, kemi pasur kërkesë që ta bëjmë ligjin, pastaj temat politike t’i rregullojnë mes vete”, tha Çlirim Haziri.

Por e gjithë kjo situatë, sipas politologut Albinot Maloku, ka qenë e pritshme.

“E gjithë situata është bërë për kusure politike dhe nën yryshin e rrethanave. Për rrjedhojë çdo gjë që bëhet nën yrysh të rrethanave, ka edhe pasojat e veta. Unë nuk jam i befasuar me rrjedhën e ngjarjes dhe në këtë rrafsh nuk konsideroj se ka një hapësirë për kritikë për arsye se në qoftë se bëhet atëherë duhet të jenë të gjithë të përfshirë në kritikë, ata të cilët e kanë kushtëzuar, përdorë si Pazar këtë”, deklaroi Albinot Maloku.

Ndryshe, venidmi për rikthim të Ligjit në Kuvendin e Kosovës, tashmë është marrë edhe nga vet presidentja, Justina Shiroka Pula.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën