Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në komunën e Vitisë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, ata kanë dalë nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet përkatëse.
“Është raportuar se viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./teve1.info/







