TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot nisi vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe në 15 qendra të tjera të vaksinimit. Deri rreth orës 12:00 të paradites janë vaksinuar rreth 100 qytetarë.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Po presin në radhë për t’u vaksinuar.

Kështu vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur këtë të enjte në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

E për Ragip Berishën, kjo është bërë tashmë rutinë.

Ai thotë se vaksinën e merr çdo vit, por këtë herë është dashur të presë më gjatë se zakonisht.

“Vjet e kemi marrë më herët, për çdo vit më herët është marrë, sivjet është bërë vonesë e madhe e gripi ia ka nis me fillu me të madhe. Çdo vit e marrë, nuk e di a me ndihmon çdoherë njëjtë”, u shpreh Ragip Berisha -qytetar.

Ndërkaq edhe për qytetarë të tjerë tashmë kjo vaksinë iu është bërë e përjetshme.

“Unë u vaksinova, e që 8 vite e marr këtë vaksinë. Sigurisht që më mbron është e mrekullueshme. Vet jam ardh jo me rekomandim të mjekut”, thotë Bislim Ademi-qytetar.

“Unë qe tetë vite me radhë e marrë, kam pa që po më ndihmon, se ndryshe jam prej shumë sëmundjeve. Prej gripave, se unë i pari grip që ka ardhur diku, menjëherë më ka kap”, shprehet qytetari, Kusum Beqiri.

E që në ditën e parë interesimi i qytetarëve ishte i madh.

“Vaksinimi po shkon mirë, kemi filluar prej orëve të para të mëngjesit, duke pasur një fluks të madh të qytetarëve, deri më tani janë vaksinuar afërsisht 100 persona. Deri tani kemi pasur më shumë të moshuar. Po presim që të rritet hala më shumë, mirëpo edhe prej fillimit është, dukshëm po vërehet interesimi”, thotë Rineta Turku -doktoreshë.

Për këtë fazë, QKMF-ja e Prishtinës është furnizuar me 4 mijë e 500 doza, të shpërndara në 16 njësi vaksinimi.

“Jemi furnizuar me 4,500 doza ne si QKMF-ja e kryeqytetit, të cilat me stafin e njësisë së vaksinimit janë shpërndarë ose distribuar në 16 njësi që i kemi në kuadër të kryeqytetit, përfshirë edhe C17, e cila gjendet në QKMF-në e Prishtinës. Domethënë vaksinat për gripin sezonal janë 4,500 për këtë fazë, nuk do të thotë që janë të tëra, ne do të furnizohemi në vazhdimësi me vaksina meqë, mbas informacioneve që i kemi nga Ministria e Shëndetësisë, kanë sasi të mjaftueshme dhe asnjë qytetar nuk ka nevojë që të shqetësohet në lidhje me atë se a do të furnizohet ose a do të vaksinohet apo jo. Të gjitha vaksinat janë, sikur gjithmonë, pa pagesë, dhe vaksinimi mund të bëhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare në këto 16 njësitë që i kemi në Prishtinë ose në kryeqytet”, shprehet Valdet Hasani –drejtor i QKMF-së.

Vaksinimi në kryeqytet në qendrën kryesore, fillon nga ora 7:00 deri në ora 20:00, ndërsa në qendrat tjera nga ora 7:00 deri në 13:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën