TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takohet me ministrin francez për Evropën: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kurti takohet me ministrin francez për Evropën: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten në Shën Stefan të Malit të Zi me ministrin e deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po krijon mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

“Partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po hap mundësi të reja për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka rikujtuar se takimi me Haddad vjen pas vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, në korrik, si dhe në prag të vizitës së tij të planifikuar në Paris, në nëntor, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Sipas Kurtit, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së ministrit francez në Kosovë, të dyja palët tashmë janë duke punuar për zbatimin e tyre, me fokus në avancimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport.

Kryeministri ka përmendur gjithashtu ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e cilësuar atë si një rezultat konkret të partneritetit me Francën.

Gjatë takimit, Kurti dhe Haddad kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, me theks te ndërlidhja ndërmjet paqes, sigurisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kurti ka theksuar se mbështetja e Francës mbetet e rëndësishme për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Mbështetja e Francës mbetet e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK-ja i kërkon presidentes rikthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën