Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, së bashku me prokurorin special Rafet Halimi, kanë zhvilluar të enjten një takim pune me përfaqësuesit e projektit të Bashkimit Evropian “EU4FAST”, Ben Swagerman dhe Arben Isufi.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, Paca i njoftoi përfaqësuesit e projektit për angazhimet, aktivitetet dhe punën aktuale të Prokurorisë Speciale.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërkombëtare, si dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës dhe avancimin e mekanizmave të punës së institucionit.
Palët vlerësuan rëndësinë e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë, me synim forcimin e standardeve profesionale në trajtimin e rasteve që janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./teve1.info/







