TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për, siç është shprehur, përdorimin e metodave armiqësore ndaj Kosovës, duke akuzuar aparatin shtetëror serb për mbrojtjen e Milan Radoiçiqit, të cilin e ka cilësuar si përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Procesit të Berlinit, Kurti ka rikujtuar sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë, në nëntor të vitit 2024.

Duke folur për këto dy ngjarje, Kurti ka pretenduar se ato janë pjesë e veprimeve që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe që janë organizuar në mënyrë që përgjegjësia të jetë e vështirë për t’u dëshmuar.

“Njeriu që ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën, Milan Radoiçiq, një kriminel dhe zgjatim lokal, bredh ende i lirë, hapur në publik, i mbrojtur nga aparati i njëjtë shtetëror”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka krahasuar veprimet që, sipas tij, Serbia ka ndërmarrë ndaj Kosovës me metodat që Rusia përdor kundër vendeve evropiane, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe institucioneve demokratike përbëjnë kërcënim për sigurinë e rajonit dhe të Evropës.

“Blerja e stabilitetit në kurriz të demokracive fqinje është dëshmuar mit i rrezikshëm, sepse ata që krijojnë jostabilitet nuk mund të garantojnë stabilitet”, ka thënë ai.

Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë të reagojnë në mënyrë të përbashkët ndaj sulmeve të tilla, duke vlerësuar se reagimet e veçuara nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e tyre.

“Sulmi ndaj një demokracie evropiane është sulm ndaj gjithë Evropës dhe meriton përgjigje kolektive, sepse reagimi që ndërtohet rast pas rasti nuk është parandalues”, ka theksuar Kurti.

Ai ka ritheksuar gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm për parandalimin e kërcënimeve ndaj vendit.

Në fjalimin e tij, kryeministri ka ngritur edhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke u bërë thirrje partnerëve evropianë që të angazhohen më shumë për mbrojtjen e tyre.

“Ju bëj thirrje të shikoni nga afër Luginën e Preshevës, ku shqiptarët, hap pas hapi, po shtyhen jashtë institucioneve, jetës publike e qytetare, derisa qëndrimi po bëhet shumë më i vështirë sesa largimi”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se respektimi i të drejtave të njeriut dhe i dinjitetit njerëzor duhet të jetë një nga parimet themelore të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

“Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut janë të parat në mesin e vlerave që duhet t’i ndajmë së bashku”, ka përfunduar Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiKosovaMilan RadoiçiqSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën