Italia dhe Spanja kanë rënë dakord të heqin kontrollet kufitare për qytetarët e njëra-tjetrës, tha të enjten ministria e brendshme në Romë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje tremujore të shkaktuar nga vërshimi i emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, raporton Reuters.
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë pezulloi për herë të parë marrëveshjet e saj për kufij të hapur me Spanjën më 31 korrik, duke thënë se donte të sigurohej që asnjë migrant që hynte në Ceuta të mos mund të udhëtonte drejt territorit të saj.
Madridi u përgjigj duke ndërmarrë veprime të ngjashme kundër Romës, duke i përshkruar masat italiane si “të padrejta, në kundërshtim me interesat e Bashkimit Evropian dhe diskriminuese ndaj popullsisë së Spanjës”.
Ministrat e Brendshëm italianë dhe spanjollë biseduan në telefon dhe ranë dakord të mos e zgjasin pezullimin e marrëveshjeve të Shengenit me kufij të hapur të Bashkimit Evropian, thuhet në deklaratën italiane.








