TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykatat kushtetuese përballë sfidave të reja, inteligjenca artificiale hap debat në drejtësi

by teve1
1 orë ago
0
A A
Gjykatat kushtetuese përballë sfidave të reja, inteligjenca artificiale hap debat në drejtësi

Standardet ndërkombëtare dhe evropiane në interpretimin kushtetues, roli i Komisionit të Venecias dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në drejtësi ishin ndër temat e diskutuara në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj.

Në panelin me temën “Standardet ndërkombëtare dhe interpretimi kushtetues”, përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe ekspertë të së drejtës diskutuan për rëndësinë e standardeve juridike ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe sfidat e reja të drejtësisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Letonisë, Irēna Kucina, theksoi se rendi kushtetues i Kosovës është i hapur ndaj së drejtës ndërkombëtare. Sipas saj, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, së bashku me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përbën një pikë të rëndësishme referimi për interpretimin kushtetues.

“Rendi kushtetues i Kosovës ka qenë i hapur ndaj së drejtës ndërkombëtare që nga rivendosja e pavarësisë. Kushtetuta interpretohet brenda një hapësire më të gjerë juridike evropiane dhe ndërkombëtare. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përbëjnë një pikë të vazhdueshme referimi për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi ofrojnë një gjuhë të përbashkët evropiane për të drejtat dhe një nivel minimal të mbrojtjes së tyre. Megjithatë, Konventa nuk përbën domosdoshmërisht kufirin maksimal të mbrojtjes… Gjykata shqyrton se çfarë niveli të mbrojtjes ofron Kushtetuta kur ajo lexohet dhe interpretohet së bashku me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Në të njëjtën kohë, hapja ndaj së drejtës ndërkombëtare ka kufijtë e saj. Standardet ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojnë Kushtetutën dhe jo çdo koncept ndërkombëtar mund të përfshihet automatikisht në të drejtën e brendshme kushtetuese. Kështu, një shtet nuk mund ta përdorë Kushtetutën e tij si një arsye të lehtë për t’u shmangur nga detyrimet ndërkombëtare”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe kryetarja e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, Fiona Papajorgji, në një adresim përmes platformës Zoom, theksoi rëndësinë e gjykatave kushtetuese në kohë krizash, tensionesh dhe polarizimi.

“17-vjetori i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është një rast i veçantë për të vlerësuar rolin e saj në forcimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes së të drejtave themelore të individit. Por është edhe një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë me të cilat përballen sot gjykatat kushtetuese. Kjo përgjegjësi merr një rëndësi edhe më të madhe në kohën që jetojmë. Në një botë të shënuar nga luftëra, tensione dhe mobilizim qytetar, Gjykata Kushtetuese ka një rol të veçantë: të garantojë që edhe në kohë pasigurie dhe polarizimi, pushteti të ushtrohet brenda kufijve të Kushtetutës dhe të drejtat themelore të mbeten të mbrojtura. Sepse pikërisht atëherë kur shoqëria përballet me tensione dhe institucionet vihen në provë, pesha e Kushtetutës dhe roli i Gjykatës si garantuese e saj bëhen edhe më të rëndësishëm. Një nga sfidat tona të përbashkëta është ta bëjmë Kushtetutën një instrument të gjallë, të aftë t’u përgjigjet zhvillimeve dhe sfidave të reja të shoqërive demokratike”, tha ajo.

Në panel u diskutua edhe ndikimi i inteligjencës artificiale në drejtësi. Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ish-anëtari i Komisionit të Venecias për Kosovën, Qerim Qerimi, tha se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në organizimin e dokumenteve juridike dhe analizimin e praktikës gjyqësore, por nuk mund ta zëvendësojë autoritetin e gjyqtarëve.

“Inteligjenca artificiale mund të ofrojë informacione të organizuara mbi njohuritë juridike, të klasifikojë dokumente, të identifikojë modele në praktikën gjyqësore dhe të ndihmojë në sistemimin e njohurive brenda sistemeve kushtetuese. Megjithatë, këto veprimtari dallojnë thelbësisht nga ushtrimi i autoritetit gjyqësor. Autoriteti gjyqësor buron nga normat kushtetuese dhe nuk mund t’i delegohet thjesht një algoritmi, i cili mund ta zbatojë gabimisht ligjin ose të veprojë në mënyrë të pavarur nga gjykimi njerëzor. Ekziston një dallim i thellë mes përdorimit të inteligjencës artificiale për të kuptuar ligjin dhe përdorimit të saj për të përcaktuar se si duhet të zbatohet ligji. E para lidhet me informacionin, ndërsa e dyta me autoritetin. Kriteri i dytë është siguria juridike, e cila garanton parashikueshmërinë dhe qartësinë e rregullave ligjore”, tha Qerimi.

Nënkryetarja e Komisionit të Venecias, Renata Deskoska, theksoi se ky komision është bërë një pikë e rëndësishme referimi për gjykatat kushtetuese, parlamentet dhe qeveritë në Evropë dhe më gjerë.

Ajo tha se ndikimi i Komisionit të Venecias në të drejtën kushtetuese nuk mbështetet në imponimin e qëndrimeve, por në aftësinë për të bindur.

“Në këtë mjedis, Komisioni i Venecias zë një pozitë të veçantë. Siç u tha edhe nga drejtuesi i panelit, ai nuk është gjykatë dhe as organ për monitorimin e zbatimit të traktateve, por po bëhet një pikë e rëndësishme referimi për gjykatat kushtetuese, legjislaturat, qeveritë dhe institucionet e tjera në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Sot, Komisioni i Venecias është pjesë e së drejtës së butë (soft law) dhe mund të ketë ndikim të konsiderueshëm interpretues. Me terminologjinë moderne, madje mund ta quajmë Komisionin e Venecias një ndikues në të drejtën kushtetuese. Megjithatë, ky ndikim nuk mbështetet në fuqinë për të imponuar qëndrime, por në aftësinë për të bindur”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën