Pasi angazhoi dy lojtarë të huaj këtë javë, KB Vëllaznimi ka liruar dy amerikanë tjerë, të cilët i ka falënderuar për kontribun dhe angazhimin.
Bëhet fjalë për basketollistët Vance Jackson dhe Emmanuel Tshimanga, të cilët nuk do të jenë më pjesë e ekipit nga Gjakova.
Jackson dhe Tshimanga ishin ndër të huajt e parë, të cilët i transferoi Vëllaznimi para fillimit të sezonit të ri.
Për dallim prej Tshimangas që ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Superligën e Kosovës dhe kishe një mesatare prej 6 pikëve, Jackson ishte ndër lojtarët kryesor te Vëllaznimi.
Jackson është zgjedhur një herë “MVP” i Javës në Superligë, ndërsa në pesë paraqitje në kampionat, ka regjistruar një mesatare prej 17 pikëve, 9 kërcimeve dhe 2 asistimeve për ndeshje.
Aktualisht, Vëllaznimi renditet i fundit në Superligë me vetëm një fitore karshi katër humbjeve pas pesë xhirove, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Rahoveci 029.










