TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pacientja me kancer të gjirit humbi jetën, Ymeri kritikon reagimin e institucioneve

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Pacientja me kancer të gjirit humbi jetën, Ymeri kritikon reagimin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e barnave për pacientët me kancer, duke ngritur shqetësime pas rastit të pacientes që, sipas Shoqatës së Pacientëve me Kancer “Renesansa”, kishte mbetur për rreth katër muaj pa medikamentin Palbociclib para se të vdiste.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Ymeri i është referuar reagimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke theksuar rëndësinë e terapisë për ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për gjendjen me të cilën përballen pacientët me sëmundje malinje.

“Nga reagimi, njëkohësisht edhe i QKUK-së, është e kuptueshme: barnat e gjeneratës së re, përfshirë Palbociclibin, janë terapi mbështetëse që synojnë ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Por kjo është esenca: ka pasur një ngadalësim të përparimit të sëmundjes dhe, në mungesë të këtij hapi, nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo ka ngritur pikëpyetje për kohën që pacientët kalojnë pa terapi dhe për dallimet në gjendjen e tyre shëndetësore, duke theksuar se mungesa e medikamenteve është çështje që kërkon vëmendje institucionale.

“Pastaj, e njoh rastin dhe po përballet me sëmundjen për herë të dytë. A ka rëndësi kur dikush përballet me sëmundjen për herë të parë, kur dikush përballet me sëmundjen për herë të dytë, kur dikush i ka tre muaj pa hapa, edhe kur dikush i ka katër muaj pa hapa?”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Ymeri i është drejtuar edhe ministrit të Shëndetësisë, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e pacientëve që përballen me sëmundje të rënda dhe për mungesën e trajtimit të nevojshëm.

“Tani, ministër, meqenëse je këtu, jo se Albin Kurti nuk është më përgjegjës se ti; ai sigurisht që është më përgjegjës. Nuk e di qysh fle natën, kur dikush qan se e ka kancerin, e ju e rregulloni një mendilin”, ka thënë Ymeri gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Përveç mungesës së terapisë, deputetja ka ngritur shqetësime edhe për të dhënat që, sipas saj, tregojnë rritje të vdekjeve dhe të rasteve të reja me tumore në Kosovë.

“A e ke idenë që, për gjashtë vitet e fundit, ka pasur rritje prej 30 për qind të vdekjeve në spitalet rajonale dhe në QKUK? Mbi 42 për qind janë rritur rastet e reja me tumor”, ka deklaruar ajo.

Ymeri ka kërkuar që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë me seriozitet gjendjen në shëndetësi, veçanërisht furnizimin me barna dhe nevojat e pacientëve që marrin trajtim për sëmundjet malinje.

Rasti i pacientes që, sipas shoqatës “Renesansa”, kishte mbetur pa Palbociclib për rreth katër muaj, ka rikthyer vëmendjen te çështja e furnizimit me terapi për pacientët me kancer.

Tags: Janina YmeriLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Dy persona të vrarë nga sulmi në aeroportin në lindje të Arabisë Saudite

Dy persona të vrarë nga sulmi në aeroportin në lindje të Arabisë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën