TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

by teve1
2 orë ago
1
A A
Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Kryetari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur, Arton Konushevci, ka deklaruar se mosmiratimi i amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për protezat e invalidëve të luftës nuk nënkupton ndërprerje apo mungesë të financimit për këtë shërbim.

Përmes një reagimi në Facebook, Konushevci ka sqaruar se mbulimi i shpenzimeve për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së ka nisur në vitin 2023, ndërsa në dhjetor të vitit 2024 është zgjeruar edhe për invalidët civilë të luftës.

Ai ka theksuar se përfituesve u mbulohen 100 për qind e shpenzimeve dhe se, sipas informacioneve që ka, aktualisht nuk ka asnjë kërkesë për protezë në pritje të trajtimit.

“Deri më tani, të gjithë personave që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, u janë mbuluar shpenzimet. Sipas informacioneve që kam, aktualisht asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit. Financimi i këtij shërbimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se mosmiratimi i një amendamenti për mjete shtesë buxhetore nuk nënkupton mungesë të financimit për protezat e invalidëve të luftës”, ka shkruar Konushevci.

Sipas Konushevcit, deri më tani kanë përfituar gjithsej 103 persona, me rimbursime të miratuara në vlerë prej 1 milion e 488 mijë e 631 eurosh.

Prej tyre, 58 janë invalidë të luftës së UÇK-së, të cilëve u janë miratuar rimbursime në vlerë prej 1 milion e 22 mijë e 570 eurosh, ndërsa 45 janë invalidë civilë të luftës, me rimbursime prej 466 mijë e 61 eurosh.

Konushevci ka thënë gjithashtu se financimi i këtij shërbimi është institucionalizuar përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se mosmiratimi i një amendamenti për mjete shtesë buxhetore nuk nënkupton mungesë të financimit për protezat e invalidëve të luftës”, ka shkruar ai.

Duke komentuar debatin parlamentar për këtë çështje, Konushevci ka pretenduar se ajo është përdorur edhe për qëllime politike.

Ai ka kritikuar qasjen e disa përfaqësuesve opozitarë, duke thënë se çështja duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale dhe jo për përfitime politike apo vëmendje në rrjetet sociale.

Në fund, Konushevci ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të mekanizmit të financimit dhe për përmirësimin e trajtimit të kategorive të dala nga lufta.

“Invalidët e luftës dhe invalidët civilë të luftës meritojnë trajtim dinjitoz, mbështetje të vazhdueshme dhe informacion të saktë për të drejtat e tyre. Kjo çështje duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale, jo përmes deklarimeve që mund të krijojnë pasiguri te përfituesit”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedin

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedin

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën