TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

5 burime proteinash me cilësi të lartë që duhet të konsumoni çdo ditë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
5 burime proteinash me cilësi të lartë që duhet të konsumoni çdo ditë

Proteinat janë të rëndësishme për riparimin e qelizave dhe indeve, e gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe në frenimin e urisë.

Por, jo të gjitha proteinat janë të barabarta! Për shembull, pjesët yndyrore të mishit si proshuta, krahas proteinave përmbajnë sasi të larta yndyrnash të ngopura që bllokojnë arteriet. Për më tepër, kanë natrium dhe përbërës të tjerë jo të shëndetshëm.

Ju duhet të shtoni proteina cilësore dhe të ligëta në pjatën tuaj, për të humbur peshë në mënyrë më efektive, për t’u forcuar dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Proteinat shtazore janë shumë të rëndësishme, pasi përmbajnë nëntë aminoacidet “thelbësore”, kritike për ndërtimin e blloqeve të proteinave, hormoneve dhe neurotransmetuesve. Dhe meqë trupi ynë nuk mund t’i prodhojë ato, ne duhet t’i marrim nga ushqimi.

Krahas proteinave shtazore, ka edhe proteina bimore që përmbajnë gjithashtu një pjesë të mirë të aminoacideve thelbësore.

Më poshtë i gjeni pesë burimet më të mira të proteinave si me bazë shtazore ashtu edhe me bazë bimore, që kanë cilësi të lartë.

Vezët

Vezët janë standardi më i lartë, sepse ato kanë aminoacidet më të disponueshme bio, të cilat trupi i përdor me shumë efikasitet.

Gjoksi i pulës

Gjoksi i pulës, por dhe i gjelit të detit, janë ideale për ndërtimin dhe riparimin e indeve, si edhe forcimin e muskujve.

Ato janë natyrisht të ulëta në yndyrna të ngopura e natrium dhe të pasura me grupin e vitaminave B, thelbësore për sintezën e ADN-së, prodhimin e energjisë dhe për shëndetin e trurit.

Gjithashtu përmbajnë edhe selen, një antioksidant i rëndësishëm për imunitetin dhe tiroiden.

Salmoni dhe sardelet

Këta peshq të yndyrshëm janë të mbushur me proteina, omega-3 dhe janë natyrshëm të ulët në natrium dhe yndyra të ngopura.

Ato kanë veti anti-inflamatore dhe janë veçanërisht të mira për zemrën.

Fistikët

Disa proteina bimore i përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore, por shumica jo.

Fistikët janë një nga arrorët që kanë përmbajtjen më të lartë të proteinave bimore.

Ato janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave dhe yndyrave të pangopura.

Të tre lëndët ushqyese kombinohen për t’i bërë fistikët një shtypës të fuqishëm të oreksit që mund të frenojë ngrënien e tepërt.

Tofu

I bërë nga njomja, bluarja dhe shtypja e kokrrave të sojës, tofu është një proteinë e plotë, që përmban të nëntë aminoacidet thelbësore.

Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i hekurit, kalciumit dhe është i pasur me izoflavone, të cilat duket se ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe disa llojeve të kancerit./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Niseni mëngjesin me këtë pije

Niseni mëngjesin me këtë pije

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën