TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

by Tëvë1
41 minuta ago
0
A A
​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të mos votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, por të kthehet edhe një herë në Komisionin për Legjislacion.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e GLPS-së, Blerina Istrefi dhe Liridon Salihu, kanë shprehur shqetësime lidhur me procedurën parlamentare dhe përmbajtjen e projektligjit, i cili pritet të shqyrtohet të enjten në lexim të dytë.

Salihu ka theksuar se projektligji aktual nuk i ka adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe se, sipas GLPS-së, nuk ka ndryshime thelbësore në përmbajtje krahasuar me projektligjin që ishte rrëzuar nga kjo gjykatë në vitin 2023.

“Pra, fillimisht procedura mes dy leximeve ka qenë më shumë një formalitet se sa një shqyrtim në detaje i dispozitave të këtij projektligji. Kjo ka qenë në fazën mes dy leximeve, ndërsa në përmbajtjen që ka aktualisht projektligji, siç e kemi theksuar edhe pasi që është votuar në lexim të parë, ne vlerësojmë që ky projektligj përmban të gjitha ato dispozita për të cilat Gjykata Kushtetuese në vitin 2023 e ka rrëzuar këtë projektligj. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim substancial sa i përket përmbajtjes në raport me atë që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Salihu.

Ai ka theksuar se GLPS-ja ka identifikuar disa çështje shqetësuese në përmbajtjen e projektligjit, përfshirë afatin retroaktiv, pavarësinë funksionale të Byrosë, sigurinë juridike të qytetarëve, aspektin penal dhe barazinë e palëve në procedurë.

Sipas Salihut, një nga problemet kryesore është përfshirja e datës 17 shkurt 2008 si pikënisje për verifikimin e pasurisë, ndonëse Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ka kërkuar që afati të mos tejkalojë dhjetë vjet.

“Prandaj, kemi kërkuar që ky afat të hiqet dhe të respektohet në përpikëri afati i cili është sugjeruar dhe është rekomanduar edhe nga Gjykata Kushtetuese, pra jo afat më i gjatë se sa 10 vite nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, ka thënë Salihu.

Një tjetër shqetësim, sipas tij, lidhet me pavarësinë funksionale të Byrosë dhe mundësinë që ajo të përdoret si mjet politik.

Në fund, GLPS-ja i ka bërë thirrje Kuvendit që projektligji të mos miratohet në lexim të dytë dhe të kthehet për shqyrtim të mëtejshëm në Komisionin për Legjislacion.

“Prandaj, ne i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që të enjten, kur edhe është caktuar në rend të ditës miratimi në lexim të dytë i këtij projektligji, ky projektligj të mos… të mos votohet në lexim të dytë. Pra, të kthehet edhe një herë në Komision për Legjislacion dhe të sqarohen të gjitha këto çështje që janë kontestuese dhe që e cenohen sigurinë juridike të qytetarëve”, ka deklaruar Salihu.

Ai ka shtuar se GLPS-ja u ka bërë thirrje palëve të autorizuara që, nëse projektligji miratohet me përmbajtjen aktuale, ta kontestojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

Tags: GLPSprojektiligji per ByroneTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën