Paris Saint-Germaini ka marrë një goditje të rëndë pas fitores 4:2 në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.
Triumfi ndaj Barçës, i ka kushtuar shtrenjtë PSG-së, pasi ekipi francez ka humbur tre lojtarë të rëndësishëm shkaku i lëndimeve – Kvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembele dhe Marquinhos.
Mbi të gjitha, klubi njoftoi se Kvicha ka këputur ligamentet e gjurit dhe do ti nënshtrohet operimit dhe sipas mediumeve thuhet se sulmuesi i krahut, tashmë ka humbur sezonin.
Ndërkohë, klubi ka konfirmuar edhe lëndimet e Dembeles dhe Marquinhosit, të cilët pritet të mos jenë në dispozicion të trajnerit Luis Enrique për të paktën një muaj.
Dembele ka lënduar kofshën e majtë kurse Marquinhos të djathtën dhe të dy tashmë janë nën kujdesin e stafit mjekësor për javët e ardhshme.
Pas tri ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës të Championsit, Parisi ka regjistruar po aq fitore, ku krahas Barcelonës ka mposhtur edhe Manchester Cityn.










