Një person ka pësuar disa plagë nga arma e zjarrit në fshatin Rakaj të Ferizajt, pasi dyshohet se është vetëplagosur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ky person ka kërkuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Pas trajtimit mjekësor, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në kuadër të hetimeve janë intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa rasti mbetet në procedurë hetimore.









