TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, në një kohë kur vijojnë protestat e nxitura nga pakënaqësitë dhe kërkesat e studentëve.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka deklaruar se qytetarët mund të kenë shumë arsye për të protestuar, por sipas tij, asnjëra prej tyre nuk e justifikon përdorimin e dhunës.

Ai ka theksuar se dialogu mbetet rruga përmes së cilës mund të diskutohen shqetësimet e qytetarëve dhe të gjenden zgjidhje për përmirësimin e situatës në vend.

“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar gjithashtu masa ndaj personave që kryejnë akte dhune dhe dëmtimi të pronës gjatë protestave, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me pasoja ligjore dhe financiare.

“Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, ka deklaruar Rama në videon e publikuar në Facebook.

Me këtë mesazh, Rama ka përsëritur gatishmërinë për dialog, duke bërë thirrje që pakënaqësitë dhe kërkesat të adresohen përmes diskutimit, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkimin e akteve të dhunshme.

Tags: Edi RamaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

“Info Nata”- 16.11.2026

“Info Nata”- 16.11.2026

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën