TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

by teve1
1 orë ago
0
A A
Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka pritur në takim përfaqësues të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe EULEX-it, me të cilët ka diskutuar gjetjet nga monitorimi i seancave gjyqësore në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, takimi u zhvillua në kuadër të një iniciative të ndërmarrë gjatë këtij viti nga Zyra e BE-së në Kosovë, OSBE-ja dhe EULEX-i për prezantimin e gjetjeve nga monitorimi i këtyre proceseve gjyqësore.

Gjatë takimit, Rexhepi vlerësoi kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të proceseve gjyqësore dhe avancimit të standardeve profesionale, duke vlerësuar se gjetjet dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare mund të ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Pjesëmarrësit diskutuan për efikasitetin dhe cilësinë e procedurave gjyqësore, përfshirë produktivitetin e seancave, rigjykimet në rastet komplekse, shqiptimin e dënimeve plotësuese, si dhe cilësinë dhe strukturën e aktakuzave.

Në fokus ishte edhe zbatimi i Udhëzuesit të Gjykatës Supreme për matjen e dënimit dhe performanca e gjyqtarëve.

Takimi u përmbyll me diskutimin e veprimeve të mundshme për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë së procedurave gjyqësore, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e administrimit të drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Speciale ndryshon procedurat, prokurorët mund të nisin hetime pa autorizim paraprak

Kuçi kërkon përfshirjen e ekspertëve në strategjinë për Specialen: Kosova nuk duhet të rrijë pasive

Kuçi kërkon përfshirjen e ekspertëve në strategjinë për Specialen: Kosova nuk duhet të rrijë pasive

Schuebel dhe Rashiq diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

Schuebel dhe Rashiq diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

Sopi kritikon Trendafilovën: Specialja po sillet si propaganduese, jo si gjykatë

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Finalizohet marrëveshja për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale mes Kosovës dhe Austrisë

Finalizohet marrëveshja për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale mes Kosovës dhe Austrisë

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën