TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ten Hag me akuza ndaj Ronaldos

by teve1.info
2 orë ago
0
A A
Ten Hag me akuza ndaj Ronaldos

Erik ten Hag ka deklaruar se Cristiano Ronaldo “ka lënë në lloç” ekipin, gjatë kohës sa ishin së bashku te Manchester Unitedi. Holandezi Ten Hag gjithashtu ka theksuar se premtimet e bëra nga pronarët e Manchester Unitedit nuk u realizuan dhe kjo çoi në shkarkimin e tij nga klubi në tetor të vitit 2024.

Superylli portugez, Ronaldo, u kthye për një periudhë të dytë tek Unitedi në gusht të vitit 2021 dhe i ishte tashmë pjesë e skuadrës kur Ten Hag u emërua pasues i Ole Gunnar Solskjearit në vitin 2022.

Megjithatë, marrëdhënia mes të dyve u përkeqësua shpejt. Ronaldo refuzoi të hynte në lojë si zëvendësues gjatë një fitoreje ndaj Tottenhamit në tetor të atij viti, kurse më pas kritikoi publikisht klubin në një intervistë televizive.

Kontrata e sulmuesit u ndërpre me marrëveshje të dyanshme muajin pasues.

“Ai e zhgënjeu ekipin dhe më zhgënjeu edhe mua, pasi kishim bërë plane duke llogaritur në të”, tha Ten Hag në një intervistë për “The Athletic”. 

Pjesë nga intervista kanë publikuar shumica e mediumeve angleze.

“Ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. E kam respektuar shumë. Por në atë kohë, si trajner, duhej të merrja një vendim racional dhe të mbaja lojtarët që vlerësoja”, ka shtuar Ten Hag.

Ten Hag pretendon se Ronaldo nuk e përfundoi vrapimin e plotë që u ishte kërkuar lojtarëve pasi kishin humbur 4:0 nga Brentfordi, në fillim të periudhës së tij në krye të ekipit.

“E vura përballë këtij fakti. Shpesh i thosha: Ronnie, të gjithë duan të punojnë për ty, të të vendosin në pozitën e duhur, por nëse nuk arrin të futesh vetë në zonën e rreptësisë, nuk mund të shënosh”.

Ten Hag u shkarkua vetëm pesë muaj pasi fitoi Kupën FA dhe firmosi vazhdimin e kontratës. Por ai pretendon se nga klubi u dhanë premtime që nuk u mbajtën. Më pas Scott McTominay u shit te Napoli pa pëlqimin e Ten Hagut. 

“Më premtuan besnikëri, më premtuan mbështetje, më premtuan komunikim që të jemi në të njëjtën linjë. Diskutuam për çështjet në fjalë. Por premtimet nuk i mbajtën. Unë thashë: ‘Scott McTominay nuk shitet’. E në fund e shitën. Natyrisht, isha shumë i zhgënjyer”, ka thënë holandezi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha i mungon Lecces edhe kundër Juventusit

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Synimet e mëdha të Muçit me Trabzonsporin

Ahmeti i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Ahmeti i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

​Pasnesër në Budvë Samit në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Albin Kurti dhe Edi Rama

​Pasnesër në Budvë Samit në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeprokurori Gashi kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në tri prokuroritë në Prishtinë

Kryeprokurori Gashi kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në tri prokuroritë në Prishtinë

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Numri i të vdekurve rritet në 73 pas sulmit të Huthëve në kampin ushtarak në Jemen

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal hap mundësi për investime të huaja në bujqësi

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal hap mundësi për investime të huaja në bujqësi

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional

MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, deri në 10 mijë euro mbështetje

“Me ty, për shëndetin tënd”- Marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

“Me ty, për shëndetin tënd”- Marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Samiti i Ballkanit: Talentet e diasporës dhe inovacioni teknologjik, mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit

Samiti i Ballkanit: Talentet e diasporës dhe inovacioni teknologjik, mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën