TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama shqyrton uljen e moshës së përgjegjësisë penale dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

by teve1
1 orë ago
1
A A
Rama shqyrton uljen e moshës së përgjegjësisë penale dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, si dhe masat për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç.

Rama u shpreh se ulja e moshës së përgjegjësisë penale është një nga opsionet që po studiohen, duke theksuar se krahas masave ndëshkuese, shteti duhet të punojë edhe për riintegrimin e personave që shkelin ligjin.

Duke iu referuar dhunës gjatë protestave në Tiranë, Rama foli për një paketë të re masash penale dhe administrative ndaj personave që shkaktojnë dëme në pronën publike. Sipas tij, kush dëmton pronën publike duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara.

Një tjetër çështje që Rama e cilësoi të nevojshme për t’u adresuar është përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit, veçanërisht në rastet kur ato përdoren për kërcënime dhe cenim të qetësisë së qytetarëve.

“Është koha t’u japim përgjigje pyetjes: Si do ta realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16 vjeç? Dhe, nga ana tjetër, si do ta trajtojmë këtë masë agresorësh që cenojnë jetën, dinjitetin dhe qetësinë e njerëzve, të cilët, përmes rrjeteve sociale, terrorizojnë, kërcënojnë dhe u marrin qetësinë familjeve?”, tha Rama.

Rama nënvizoi se është i gatshëm të komunikojë me qytetarët dhe të dëgjojë kërkesat e tyre, duke theksuar se dialogu me qeverinë mbetet i hapur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj!

Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj!

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, demolojnë karriget

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, demolojnë karriget

Nis grumbullimi i studentëve para Universitetit Politeknik, pedagogët i bashkohen protestës

Nis grumbullimi i studentëve para Universitetit Politeknik, pedagogët i bashkohen protestës

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

​Komisioni për Ekonomi miraton planin e punës, debat për shitjen e thëngjillit dhe Autoritetin e Konkurrencës

​Komisioni për Ekonomi miraton planin e punës, debat për shitjen e thëngjillit dhe Autoritetin e Konkurrencës

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku kritikon Trendafilovën: Padrejtësia nuk bëhet drejtësi vetëm pse shqiptohet në Hagë

Haxhiu takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane, flasin për prioritetet e Kuvendit

Haxhiu takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane, flasin për prioritetet e Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën