Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa pjesë të lagjes Bregu i Diellit, në Prishtinë, për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 mm.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të prekë rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën pranë qendrës tregtare.
Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme, duke i falënderuar për mirëkuptimin./teve1.info/







