Michalis Kakiouzit më nuk është trajner i KB Pejës, ndërsa amerikanët Trevor Moore e Robert Smith nuk janë pjesë e ekipit.
Skuadra e Pejës, të hënën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin nga Greqia dhe dy përforcimet që ishin pjesë e ekipit prej fillimit të sezonit.
Ky reagim i Pejës ka ardhur pas humbjes nga Rahoveci 029 në xhiron e fundit, e që ishte disfata e tretë rresht në kampionat pas asaj nga Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.
Peja ka falënderuar për punën, angazhimin gjatë kësaj periudhe, si trajnerin ashtu edhe basketbollistët duke iu dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Aktualisht, Peja është e gjashta në tabelë me 7 pikë pas pesë xhirove të zhvilluara kurse duelin e radhës e luan në udhëtim ndaj Bashkimit.







