Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka thënë se gara për kryetarin e PDK-së në zgjedhjet e brendshme do të jetë e fortë.
Ai ka thënë se për dorëheqjen e kryetarit aktual, Bedri Hamza nuk ka ndonjë informacion, duke shtuar se Hamza publikisht ka thënë se nuk do të kandidojë më për këtë post.
“Nuk ka konfirmim, Hamza është deklarua që nuk do të jetë kandidat pas zgjedhjeve. Bedriu është deklarua që nuk do të jetë pjesë e garës, nuk ka ndonjë zhvillim për tu theksuar në PDK”, ka thënë Nura në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Sa i përket garës për të parin e partisë, ai ka thënë se gara do të jetë e fortë. Nura ka thënë se nënkryetarja partisë, Vlora Çitaku do të jetë një nga kandidatet por jo e vetmja.
Kandidatë për kryetar të PDK-së mendoj që ka emra të shumtë të cilët pretendojnë të jenë në krye të PDK-së. Gara do të jetë e fortë. Vlora Çitaku besoj se do të jetë njëra nga kandidatet, por jo e vetmja.
Pas raportimeve në media mbrëmë për dorëheqjen e Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së, nga kjo parti kanë thënë se nuk ndonjë vendim zyrtar.
“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së.











