Vlora Çitaku do të jetë pjesë e grupit punues për strategjinë shtetërorë për apelimin në Apel të vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, znj.Vlora Çitaku si anëtare në grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se hartimi i strategjisë shtetërore, është rruga më e mirë për apelimin vendimet.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar vendimin për hartimin e grupit punues për strategjinë shtetërore, i cili do të kryesohet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.











