TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

by Teve1
1 orë ago
0
A A
Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

“Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, ka thënë Miller për revistën ushtarake “Stripes”.

Deklarata e tij vjen pas marrjes së komandës së Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it nga ushtarët amerikanë të Regjimentit të Dytë të Kalorësisë dhe njësive mbështetëse të Divizionit të Parë të Këmbësorisë, me seli në Gjermani.

Sipas një njoftimi të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ndërrimi i komandës u bë të hënën, gjatë një ceremonie në kampin Bondsteel në Kosovë.

Ushtarët amerikanë në detyrë aktive e morën komandën nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Ky ndryshim shënon rikthimin e trupave amerikane në detyrë aktive në udhëheqjen e kësaj komande për herë të parë që nga shtatori i vitit 2014.

Zëdhënësi i komandës, rreshteri i shtabit Hunter Tate, ka thënë se vendimi për ndryshimin e udhëheqjes është marrë për shkak të “disponueshmërisë aktuale të forcave dhe nevojave të misionit”.

Ndryshimi i komandës vjen në një kohë kur janë paralajmëruar reduktime të trupave të KFOR-it, në kuadër të përshtatjes së pranisë ushtarake me zhvillimet në situatën e sigurisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i zbulon detaje nga biseda e gjeneralit Vergori me shefin e ushtrisë serbe

KFOR-i zbulon detaje nga biseda e gjeneralit Vergori me shefin e ushtrisë serbe

Policia e Kosovës  reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashë-Prizren: Reagim i pabazuar që krijon perceptim të rremë

Policia e Kosovës: Me provat tona u suspenduan tre policët e dyshuar për ngacmim seksual

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Mehmeti: Shqiptari mund ta rrahë shqiptarin, por jo maqedonasin

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën