Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit gusht 2026, duke evidentuar ndryshime në krahasim me muajin paraprak.
Sipas raportit të ASK-së, gjatë gushtit janë regjistruar gjithsej 2 500 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej tyre, 1 284 ishin meshkuj dhe 1 216 femra. Krahasuar me korrikun e këtij viti, numri i lindjeve ka shënuar rënie prej 7,1 për qind.
Ndërkohë, gjatë të njëjtit muaj janë regjistruar 967 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës.
Nga ky numër, 524 ishin meshkuj dhe 443 femra. Në raport me korrikun, vdekjet janë rritur për 10,8 për qind.
Sa i përket kurorëzimeve, të dhënat tregojnë se në gusht janë regjistruar 1 943 raste brenda dhe jashtë Kosovës.
Ky numër paraqet rritje prej 44,6 për qind krahasuar me muajin korrik.
Në anën tjetër, gjatë gushtit në Kosovë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve.
Krahasuar me muajin paraprak, numri i tyre ka shënuar rënie prej 42,3 për qind.
ASK ka bërë të ditur se të dhënat e publikuara janë preliminare dhe bazohen në të dhënat administrative.








