TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Ish-deputeti Gani Geci është dërguar në paraburgim për një muaj, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Vendimi është marrë sot, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ndërsa Geci ishte arrestuar në mesnatën e së hënës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet për veprën penale të kanosjes, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.G., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut që i pandehuri mund ta përsërisë veprën penale ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar.

“Gjykata vlerëson se nëse i pandehuri lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese, mund të tentojë të kontaktojë sërish të dëmtuarin L.M., të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij, përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka theksuar se ka marrë parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, përmbajtjen dhe intensitetin e kërcënimeve, si dhe sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes.

Po ashtu, Gjykata ka vlerësuar se masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të shmangur rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose të realizimit të kanosjes së pretenduar.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gani Geci dyshohet për veprën penale të kanosjes, ndërsa vendimi për paraburgim është masë e sigurisë gjatë procedurës penale dhe nuk përbën vendim përfundimtar mbi fajësinë e tij.

Tags: Gani GeciparaburgimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Sinani: Mbështetja financiare e Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për shqyrtim

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Sinani: Mbështetja financiare e Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për shqyrtim

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

​Një muaj paraburgim për Gani Gecin, reagon avokati Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën