Protesta studentore në Tiranë vijon prej gjashtë orësh, ndërsa janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila është përpjekur t’i shpërndajë, por pa sukses.
Në ditën e dytë të protestës, studentët kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe formimin e një qeverie teknike, e cila, sipas tyre, do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Përmes thirrjeve në kor, protestuesit kanë përsëritur sloganet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”, duke këmbëngulur se vendi ka nevojë për një proces të ri zgjedhor, të zhvilluar në kushte të barabarta dhe të besueshme.
Sipas raportimit të A2 CNN, ata theksojnë se qeveria aktuale duhet të ketë mundësinë të rikandidojë në zgjedhje, pasi të jenë krijuar kushtet për një proces të ri zgjedhor.
Protesta është shoqëruar edhe me akte dhune dhe tensione të larta. Më herët, protestuesit i kanë vënë flakën ndërtesës së Ministrisë së Arsimit dhe një godine që i përket një institucioni financiar.
Ndërkohë, në zhvillimin e fundit, ata kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave./teve1.info/








