TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pronat e ndërmarrjeve shoqërore në Serbi, temë e takimit mes Kurtit dhe kreut të AKP-së

by teve1
3 orë ago
1
A A
Pronat e ndërmarrjeve shoqërore në Serbi, temë e takimit mes Kurtit dhe kreut të AKP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Hekuran Nikçi, me të cilin ka diskutuar për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet e pazgjidhura pronësore dhe përmbylljen e mandatit të Agjencisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë takimit vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore kosovare që gjenden në Serbi, si dhe nevojës për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore mbi këto asete.

Në këtë kontekst, u diskutua edhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes për Kadastrin, të arritur në Bruksel më 2 shtator 2011, përmes së cilës Serbia ishte zotuar për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të marrë nga Kosova.

“Pavarësisht marrëveshjes dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë një projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në funksion të zbatimit të saj, Serbia ende nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet e marra. Kjo vazhdon të vështirësojë trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi pronën”, thuhet në njoftim.

Një tjetër temë e diskutimit ishte përmbyllja e mandatit të AKP-së dhe bartja e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Për këtë qëllim, u theksua nevoja për ndryshime ligjore dhe institucionale që do të mundësonin një administrim më të mirë të pasurisë publike dhe shfrytëzimin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u diskutua edhe për Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2023, i cili, sipas njoftimit, vazhdon të jetë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Mungesa e një vendimi përfundimtar ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit dhe, rrjedhimisht, zbatimin e reformës së paraparë për transformimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore”, theksohet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për mbrojtjen e pasurisë së Republikës së Kosovës, zgjidhjen e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave që synojnë administrim transparent, të përgjegjshëm dhe në interes publik./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

Bërxulli: Deklarata e Marta Kos është në kundërshtim me atë që tha Ursula von der Leyen në Prishtinë

Bërxulli: Deklarata e Marta Kos është në kundërshtim me atë që tha Ursula von der Leyen në Prishtinë

Bytyqi: Protestuesit ishin të armatosur, Kurti iu frikësua tensioneve, PDK-ja bëri hile me procesin për presidentin

Protesta në Tiranë, 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë, gazetarë dhe kalimtarë

17 vrasje nga janari deri në shtator, ekspertët kërkojnë ndërhyrje ndaj shenjave paralajmëruese

17 vrasje nga janari deri në shtator, ekspertët kërkojnë ndërhyrje ndaj shenjave paralajmëruese

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

​Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën