TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta studentore në Shqipëri: Policia hedh gaz lotsjellës dhe arreston studentë

by teve1
2 orë ago
0
A A
Protesta studentore në Shqipëri: Policia hedh gaz lotsjellës dhe arreston studentë

Disa të rinj janë shoqëruar nga forcat e policisë, pas përshkallëzimit të protestës studentore në Shqipëri, të zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit.

Në pamjet e siguruara nga media shqiptare A2 CNN shihen edhe disa efektivë policie të lënduar nga përleshjet, ndërsa pjesëmarrës në tubim shoqërohen.

Protesta nisi rreth orës 14:00 dhe shumë shpejt situata u tensionua, ku drejt godinës së Ministrisë së Arsimit u hodhën bojë e zezë dhe vezë.

Më pas disa të rinj shkulën pllakat e trotuarit dhe kangjellat rrethuese dhe i hodhën në drejtim të godinës, duke thyer edhe xhama. Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke ndërhyrë për të shpërndarë turmën.

Në një deklaratë të publikuar para nisjes së tubimit, studentët thanë se kërkojnë largimin e klasës politike 35-vjeçare, pasi, sipas tyre, nuk ka bërë asnjë hap konkret për studentët dhe arsimin.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve në fakultete dhe konvikte, si dhe ndryshime në drejtimin e vendit. Protestës u janë bashkuar edhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme, në mbështetje të kërkesave të tyre.

Krahas kërkesave për përmirësimin e infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër Ministrisë së Arsimit, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si “ministria e turpit”.

Sipas organizatorëve, tubimi synon të shprehë pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

Përmes thirrjeve në rrjetet sociale, ata u kanë bërë apel studentëve nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen protestës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Nuk ndalemi pa e vendosur flamurin shqiptar në krye të BE-së

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Nuk ndalemi pa e vendosur flamurin shqiptar në krye të BE-së

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore

Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore

Hezbollahu do të kompensojë pronarët e shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite në Liban

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore

Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën