Janë bërë një muaj që nga votimi i Qeverisë Kurti 4.
E para vetes ekzekutivin e udhëhequr nga kryeministrit Albin Kurti e presin shumë punë.
Në bazë të programit të projektligjeve të Qeverisë, vetëm për dy vitet e ardhshme është paraparë miratimi i afro 200 ligjeve.
“Rreth 200 ligje janë në plan legjislativ për dy vitet e ardhshme, shumica prej tyre janë projektligje që kanë të bëjnë më çështjet e reformave në drejtësi, një numër i madh i tyre prekun në sistemin gjyqësor, pastaj kemi edhe çështje të legjislacionit të cilat përfshihen në kuadër të rritjes se ekonomisë, fuqizimit arsimit dhe poashtu një pjesë prek edhe fushën e sigurisë., e punëve të jashtme”, sqaron Bugaqku.
Nga KDI kërkojnë që Qeveria më shumë kujdes në miratimin e projektligjeve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.
“Krejt çka bëjmë thirrje si organizatë është të mos ngutet në hartim dhe propozim dhe diskutim të këtyre projektligjeve sepse kanë nevoje që të gjitha që të rishikohen mirë që të shqyrtohen mirë ana e deputetëve dhe nga ana e palëve të tjera pasi kanë rëndësi vitale në funksionimin dhe organizimin dhe nxitjen e sistemit prokuroria”, thotë Bugaqku.
E nga Instituti Kosovar për Drejtësi thonë se shumë ligje nuk janë të përfshira në projeksionet buxhetore.
“Vetëm në dhjetor të këtij viti parashihen që të miratohen 23-26 ligje të cilat sipas rregullores së Kuvendit dhe rregullores së Qeverisë së Kosovës nëse i nënshtrohen konsultimeve publike ato duhet të miratohen në muajin mars, prill të vitit të ardhshëm, jo brenda muajit dhjetor,në ndërkohë ato as nuk janë miratuar në Qeveri. Ajo çka vërehet në raport me ligjet me reformën për drejtësi janë disa ligje që nuk janë të përfshira në planifikimet buxhetore”, thotë Naim Jakaj.
Tëvë 1, ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit rreth programit legjislativ, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.








