TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për modernizimin e pajisjeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore të vendit.

Qeveria ka njoftuar se secili institucion financiar do të kontribuojë me nga 20.5 milionë euro, të cilat do të përdoren për blerjen e pajisjeve moderne mjekësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjashtë spitalet e përgjithshme rajonale.

“Investimi përfshin pajisje të avancuara diagnostikuese dhe terapeutike, përfshirë skanerë CT, pajisje ultrazëri dhe pajisje për sallat e operacionit, si dhe mbështetjen për përmirësimin e kapaciteteve të njësive të kujdesit kritik.Projekti synon të përmirësojë cilësinë, qasjen dhe kapacitetin e shërbimeve publike shëndetësore për rreth 1.6 milionë qytetarë, duke forcuar diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve në të gjithë Kosovën, me vëmendje të veçantë edhe për familjet dhe grupet më të cenueshme. Përgatitja e projektit është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, përmes një granti prej 1.25 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për studimin e fizibilitetit dhe përgatitjen e tij. Gjithashtu, CEB ka miratuar një grant shtesë deri në 750 mijë euro për mbështetje ekspertësh gjatë zbatimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Përmes këtij investimi, Qeveria ka theksuar se vazhdon të forcojë sistemin publik shëndetësor dhe të përmirësojë kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke u mundësuar profesionistëve shëndetësorë qasje në teknologji moderne dhe qytetarëve kujdes më cilësor e më të qasshëm.

“Ky bashkëpunim me partnerët financiarë evropianë dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në mbështetjen e investimeve strategjike dhe në avancimin e shërbimeve publike në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./teve1.info/

Tags: CEBEIBmarreveshjepajisjet moderne mjeksoreQKUKqveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Numërohen mbi 98% të votave, Erdogan në epërsi

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Osmani e Gashi mposhten në “UEFA Youth League”

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Ballkani e Drita po barazojnë pas pjesës së parë

Numërohen mbi 98% të votave, Erdogan në epërsi

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën