Atletico Madrid – Manchester United dhe Galatasaray – Barcelonës janë ndeshjet kryesore të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet në Madrid dhe Stamboll luhen nga ora 21:00 dhe janë duelet e para të Championsit pas pushimit të gjatë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
Atletico Madrid humbi ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në “Anfield Road”dhe tani pret një tjetër ekip të Premier League.
Manchester United nuk po kalon momente pozitive. Në katër ndeshjet e fundit në Premier League ka tri barazime e një humbje.
Rivali i Unitedit në Madrid, Atletico ka seri prej katër fitoreve rresh në La liga. Por është pesë pikë prapa Barcelonës në garën për titull.
Barcelona po ashtu luan sot, ku përballet me Galatasarayn në Stamboll.
Lens – Sporting dhe Sabah Baku – Slavia Praga janë ndeshjet e para të xhiros së dytë të Championsit. Luhen të martën nga ora 18:45.
Nga ora 21:00 janë edhe duelet: Arsenal – Lille, Inter – Club Brugge, Leipzig – PSV, Viking – Bayern dhe Villarreal – Napoli.




