TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën në Prishtinë me senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Dick Durbin, në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se nga senatorët amerikanë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake.

Kurti ka theksuar se, ndonëse paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, shqetësim mbeten veprimet dhe deklaratat e Serbisë, të cilat ai i ka cilësuar si kërcënuese.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe raportet mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiqit.

“Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq”, ka deklaruar ai.

Sipas Kurtit, takimi me dy senatorët amerikanë u përqendrua edhe në reformat në arsim dhe në drejtësi, procesin e vettingut, si dhe krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kreu i Qeverisë ka folur gjithashtu për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke theksuar se eksporti i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është pesëfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit dhe se ky sektor aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Kurti ka deklaruar se ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet me mbi 4 për qind, ndërsa ka përmendur edhe investimet e planifikuara në hekurudha, diga, industrinë e mbrojtjes dhe stadiumet sportive, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Në postimin e tij, Kurti ka rikujtuar edhe takimin e mëparshëm me senatorët në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fillim të këtij viti, duke vlerësuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën