Por sipas tij, një vëmendje të shtuar duhet ta kenë personat mbi moshën 60-vjeçare apo ata të cilët janë me sëmundje kronike.
“Në këto raste, atëherë do të është e nevojshme që të shikohet domosdoshmërisht që të zvogëlohet mundësia e kontaktit në meset ku potencialisht mund të ketë të infektuar. Dhe në anën tjetër, eventualisht që të vaksinohen edhe me vaksinën e katërt”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Tutje, Tolaj theksoi se edhe në qoftë se numri rritet edhe deri në 10 mijë raste, përsëri nuk ka vend për panik apo për të pasur masa të jashtëzakonshme.
“Edhe në qoftë se numri rritet në 5 mijë brenda ditës, ose 6 mijë, ose 10 mijë, sërish ne nuk kemi elemente dhe nuk kemi arsye për të pasur panik, për të pasur masa të jashtëzakonshme, meqenëse numri i atyre që do të përfundonin në spital, apo që do të përfundojnë në vdekje do të jetë konform një situate të cilën e kemi edhe me infeksione të tjera”, shtoi ai. /Teve1.info/