Pas rezultateve jo të mira në start të këtij sezoni, KB Trepça ka ndërmarrë masa duke shtuar një përforcim në radhët e veta.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, James Graham, të cilin e ka prezantuar të premten dhe që do të jetë pjesë e Trepçës deri në fund të sezonit aktual.
Graham, i gjatë 201 centimetra po shihet si përforcim i duhur te Trepça duke pasur parasysh statistikat e tij që i kishte në sezonin e kaluar.
Në 32 ndeshje të luajtura për ekipin nga Holanda, Rotterdam City, Graham pat një mesatare prej 18 pikëve e 7 kërcimeve, si dhe një saktësi prej 42 për qind në gjuajtjet për tri pikë.
Aktualisht, pas tri xhirove të luajtura në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça renditet e katërta në tabelë me po aq pikë, pasi ka regjistruar një fitore karshi dy humbjeve.
Ndeshjen e radhës, Trepça në kampionat e luan në shtëpi kundër skuadrës së Vëllaznimit.











