TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), të cilët pritet të protestojnë para objektit të Gjykatës për shkak të bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes dhe pamundësisë për ekzekutimin e pagave.

Përmes një sqarimi për opinionin publik, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026 dhe aktualisht është në shqyrtim.

Gjykata ka theksuar se i kupton shqetësimet e punëtorëve të NPB-së, të cilët po përballen me vonesa në marrjen e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Megjithatë, ky institucion ka bërë të qartë se shqyrtimi i lëndëve gjyqësore bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa përcaktimi i prioriteteve synon të garantojë trajtim të paanshëm dhe të barabartë për të gjitha palët.

Në sqarim thuhet se Gjykata nuk mund të paragjykojë se kur do të përfundojë shqyrtimi i lëndës, duke theksuar se çdo vendim do të merret në bazë të ligjit dhe rrethanave konkrete të çështjes.

Gjykata Supreme ka rikujtuar gjithashtu se respekton të drejtën e qytetarëve dhe të punëtorëve për të protestuar në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

Në të njëjtën kohë, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes.

Problemi i mosmarrjes së pagave nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore është raportuar edhe më herët, ndërsa bllokimi i llogarive bankare ka pamundësuar ekzekutimin e pagave, sipas informatave të bëra publike.

Tags: ndermarrja publike banesoreProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Hajrullahu: Rekomandimet e raportit të KE-së përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Hajrullahu: Rekomandimet e raportit të KE-së përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

“Këndi i Debatit” 05.11.2026

“Këndi i Debatit” 05.11.2026

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën