Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se emri i Justina Shirkoa-Pulës për presidente nuk është bërë nga kjo parti.
Ai ka thënë se Shiroka-Pula është propozuar nga njerëz të afërt me Kurtin.
Berisha në emisionin “InfoNata” ka thënë se zgjedhja e saj presidente nuk garanton stabilitet.
“Po interpretohet në forma të ndryshme, po interpretohet si fitore e Partisë Demokratike të Kosovës, po unë e thamë me plotë përgjegjësi që nuk është propozim i PDK-së, është një ardhje e drejtpërdrejt prej strukturës që qëndron afër Kurtit, që e këshillojnë dhe i bëjnë ato platformat politike. PDK po interpretohet sikur fitoi presidentin edhe ligjin, e atëherë në qoftë se kjo synohet, atëherë unë thamë që presidentja është ajo formula që nuk garanton stabilitet, nuk është e PDK-së. Formula përmes së cilës ka ardh presidentja nuk garanton stabilitet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se zgjedhja e presidentes ndali një krizë të momentin për të shmangur zgjedhjet.
Berisha, ka thënë se nuk e sheh jetëgjatë këtë marrëveshje mes LVV-së e PDK-së, sipas tij në mars mund të ketë zhvillime të reja.
Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula u votua si presidente të martën në mesnatë në afatin e fundit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, ndonëse votat dhe rezultati u kumtuan pas mesnatës.
Shiroka-Pula u propozua nga Kurti të martën në mbrëmje, duke u zotuar se do ta votonte edhe Ligjin për Specialen në lexim të dytë, që ishte kërkesë e PDK-së.
Por, atë natë kur u pyet nëse kishte biseduar me të propozuarën, Kurti tha se Shiroka-Pula ka qenë ministre e PDK-së dhe nëse Hamza e bind ai do ta pranonte.
Pak qaste pas propozimit të Kurit, kryetari i PDK-së doli në konferencë për media ku pranoi propozimin e Kurit.
E këtij të fundit, Hamza ja refuzoi tri propozime më parë, Bekim Sejdiun, Feride Rushtin e Glauk Konjufcën




