Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës pas dyshimit e ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj ish të dashurës së tij.
PK ka raportuar që i njëjti ka kanosur viktimën me datën 7 tetor.
“Është arrestuar më 07.10.2026 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare- ish të dashurës së tij, ndërsa me datën e cekur të njëjtën e ka kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.




