Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë shtuar praninë në dhe përreth objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Derisa qindra qytetarë po protestojnë para hyrjes së Kuvendit, një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë kanë hyrë brenda objektit.
Ndërkohë, njësi të shtuara policore janë vendosur edhe pranë hyrjeve të institucioneve, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë.
Kujtojmë se sonte është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa protestuesit po kërkojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara./teve1.info/







