TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Largimet nga QMF-të, mbi 50 punëtorë të QMF-ve pa punë

Mbi 50 punëtorë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë larguar nga puna nga 22 shtatori. Punëtorët shprehen të shqetësuar për situatën, pasi vendi i tyre i punës është zënë nga të tjerët, ndonëse u është premtuar kthimi në punë.

by Adea Mustafaj
45 minuta ago
0
A A
Auto Draft

Janë qendrat ku qytetarët drejtohen për shërbime shëndetësore çdo ditë.

Por përveç stafit mjekësor, aty ka nevojë edhe për siguri.

Por që nga 22 shtatori, mbi 50 punëtorë të sigurimit në Qendrat e Mjekëseve Familjare në Prishtinë, janë larguar nga puna.

Arsye është skadimi i kontratës së kompanisë së sigurimit me Komunën e Prishtinës.

“Gjatë ditës më ka njoftuar mua, unë i kam njoftuar kolegët, kanë thënë: “Sonte ju përfundon kontrata prej nesër, ju prej nesh jemi të lirë”. Përveç me marrëveshje me komunë, katër Qendrat e Mjekësisë Familjare që kanë punuar 24 orë, i ka mbajtur deri më datë 4 tetor. Domethënë, me të njëjtët punëtorë, sipas tyre, kompania ka me na paguan prej mjeteve të veta”, tha Adem Borovci- kryetar i punëtorëve.

E hallin më të madh po e kanë që vendi i tyre i punës ka filluar të zihet.

“Po, halli i punëtorëve është kështu: punëtorët e rendit të parë, ka punëtorë, një ndër ta jam edhe unë, prej 99-të që punojnë nëpër qendrat e mjekësisë familjare. Në rend të dytë, shumica e punëtorëve edhe me këto pagat e vogla që i kam, me pagë minimale, kanë kredi. Shumica prej tyre jemi edhe kryefamiljarë. Edhe ju ka hyj edhe një drojë tjetër, se kjo komunë, tash te pikat e Qendrës së Mjekësisë Familjare ka mbuluar me punëtorë, të Besa Security, e cila ka kontratë ende me komunë edhe i ka pru në pikat e Qendrave të Mjekësisë Familjare”, u shpreh Borovci.

Për këtë situatë punëtorët e sigurimit të QMF-ve iu drejtuan Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

Andaj edhe këtë të martë kryetari i kësaj federate, Jusuf Azemi, iu drejtua Komunës.

“Në momentin kur alokohen mjetet në Komunën e Prishtinës na kanë premtuar se ata do ta hapin tenderin dhe normal, ju e dini që hapja e tenderit mund të kërkojë edhe kohë dhe që nuk kemi një datë saktë se çka do të ndodhë, si do të ndodhë. Diçka është e siguruar dhe e garantuar që këta punëtorë në momentin kur kryhet të gjithë procedura ligjore dhe vjen deri te kontraktimi i Komunës së Prishtinës me një operator të ri, ose me këtë që është, këta punëtorë janë, ju themi, rrini të qetë, sepse këta të gjithë do të kthehen në vendet e tyre të punës”, tha Azemi.

E me probleme me paga Azemi thotë se po preken edhe punëtorët e sektorëve të tjerë.

“Sipas të gjitha gjasave, unë mendoj që diku 15 tetori do të jetë, po them, një vlim, sepse problemet më të mëdha tani për tani kemi komunën e Prishtinës, kemi problemin me punëtorë të sigurimit, kemi problemin me punëtorë të shkollave të mesme, kemi problemin me punëtorë të shkollave fillore dhe kemi, jashtëzakonisht shumë probleme, të cilat Komuna e Prishtinës nuk po i paguajnë konform ligjit apo konform vendimit të kryeministrit, që, në një farë forme, po them, jemi vetëm në vlim e sipër, për shkak se punëtorët e punëtorët teknikë të shkollave të mesme janë në grevë që një muaj, një javë”, u shpreh ai.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna e Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Live – Nis seanca e Kuvendit

LVV planifikon mbajtjen e seancës për presidentin pa marrëveshje politike

Rexhepi pas incidentit me protestuesit: Kërkimfalja nuk e mbyll rastin, do ta procedoj në organet kompetente

Një muaj paraburgim për dy protestuesit që kapën deputetin e VV-së, Fahrush Rexhepi

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën