Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjeve mes deputetit të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe kryesueses së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
I vetmi deputet i PDK-së që ka qëndruar në sallë është Rrustem Mustafa – Remi.
Përplasja ka ndodhur pasi deputeti Arian Tahiri ka parashtruar një mocion procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara, duke propozuar që amendamentet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30.
Ai ka kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të votohen sot, në orën 17:30.
Pas fjalës së Tahirit, ka reaguar kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Pas takimit ndërmjet kryetarëve mund të vijmë në dakordim për çështjen në fjalë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që pa kaluar pak orë vini e ndryshoni qëndrimin. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit President. Prandaj ju ftoj që të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë. Nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të Presidentit”, ka deklaruar HaxhiuDeputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjeve mes deputetit të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe kryesueses së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
I vetmi deputet i PDK-së që ka qëndruar në sallë është Rrustem Mustafa – Remi.
Përplasja ka ndodhur pasi deputeti Arian Tahiri ka parashtruar një mocion procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara, duke propozuar që amendamentet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30.
Ai ka kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të votohen sot, në orën 17:30.
Pas fjalës së Tahirit, ka reaguar kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Pas takimit ndërmjet kryetarëve mund të vijmë në dakordim për çështjen në fjalë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që pa kaluar pak orë vini e ndryshoni qëndrimin. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit President. Prandaj ju ftoj që të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë. Nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të Presidentit”, ka deklaruar Haxhiu.







