Vlora Spanca është riemëruar në pozitën e Auditorës së Përgjithshme. Ajo do të jetë në krye të ZKA-së edhe për 5 vjet.
Spanca gjatë seancës në Kuvend mori 62 vota pro.
Por, gjatë shqyrtimit të këtij propozimi në Kuvend, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime lidhur me procedurën e ndjekur për kandidaturën e Spancës.







