Kombëtarja e Kosovës në futboll, të dielën mbrëma e mbylli grumbullimin që zgjati dy javë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Në katër ndeshje të luajtura, Kosova tuboi pesë pikë në një grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
Megjithatë, në këto katër ndeshje, Kosova ka statistika të mira në Ligën e Kombeve dhe është në krye të listës, sa i përket topave të rikuperuar dhe ndërhyrjeve të sakta.
Në katër ndeshje, Kosova ka regjistruar 60 ndërhyrje të sakta dhe ka 180 topa të rikuperuar, duke u renditur e dyta në këtë listë të statistikave pas Austrisë, që prinë me 67 ndërhyrje të saktë dhe 181 topa të rikuperuar.
Muajin e ardhshëm, Kosova e mbyll këtë sezon të Ligës së Kombeve, me ndeshjen në udhëtim ndaj Irlandës dhe atë në shtëpi kundër Izraelit.










