Përzgjedhësja e Kombëtares A të Kosovës tre femrat, Sanije Krasniqi ka publikuar listën e lojtareve për dy ndeshjet më të rëndësishme.
Kosova do t’i ketë dy përballje me Austrinë në gjysmëfinales së “play-offit” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Ndeshjen e parë, Kosova e luan të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse më datën 13 tetor përballet me udhëtim me Austrinë, ku të dy ndeshjet nisin nga ora 18:00.
Për këto dy sfida të rëndësishme, përzgjedhësja Krasniqi ka ftuar24 futbolliste dhe në rast se kualifikohen në finale, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Izrael – Zvicër, në fillim të muajit dhjetor.
Arritja në këtë fazë, paraqet një sukses historik për Kosovën, e cila ka siguruar vendin në “play-off” pasi doli e para e grupit në Ligën C, ku edhe siguroi promovimin në Ligën B.










