Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajnë sot në orën 14:00 mbledhje të përbashkët në selinë e kësaj partie.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se partia e saj nuk i ikë përgjegjësive shtetërore.
“Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën”, tha Musliu para medieve para nisjes së takimit.
Në këtë mbledhje kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet t’i njoftojë anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e partisë për përfundimin dhe epilogun e takimeve të zhvilluara së fundmi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
PDK-ja është shprehur e gatshme që, pas miratimit të këtij Projektligji në dy leximet në Kuvend, të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, Hamza pritet të deklarohet për media, ku pritet të shpalosë qëndrimin e PDK-së lidhur me zhvillimet e fundit.
Mbledhja zhvillohet në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.




