Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.
Sipas njoftimit të Hazirit, tubimi është paraparë të nisë në orën 19:00.
Ai ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar Haziri.
Në fund të ftesës, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka shkruar ai.








