TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Në vazhdim do ta ndjekim një rrëfim të rëndë lufte. Elbasan Bunjaku si 13 vjeçar, qëndroi për tri ditë e tri netë në mesin e trupave të vdekur, gjatë masakrës së Vërbocit. Mrekullisht, Bunjaku i mbijetoi sulmit të forcave serbe. Gjatë masakrës, atij iu vra babai.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
2 0
A A

Rikthimi në fshatin Vërboc të Drenasit, nuk është asnjëherë i lehtë për Elbasan Bunjakun.

27 vite më parë, si 13 vjeçar, i ulur në këtë vend, rrëfeu në lot se si mbijetoi gjatë masakrës së Vërbocit, ku u vranë gjithsej 275 shqiptarë.

Për tri ditë e tri netë, Bunjaku qëndroi në mesin e kufomave, pasi i gjithë grupi me të cilin po largoheshin nëpër mal, u ekzekutua.

“Na kanë gjuajtur të gjithëve ne grupin që kemi qenë shtatë apo tetë persona. Shumicën i kanë rrokë sa kemi qenë aty dhe fatmirësisht mua nuk më kanë rrokë, jam bërë sikur i vdekur. Ka në ardh prapë për së dyti e kush ka lëvizë i kanë gjuajtur për së dyti, dikë e kanë zënë edhe të gjallë, por sytë i kam pas qelë i kam parë forcat serbe edhe kam qëndruar për tri ditë e tri net pa hëngër pa pi”, tha Bunjaku.

Deri në natën e tretë, askush nuk e dinte se në mesin trupave të pajetë, ndodhej edhe Elbasani i mbijetuar.

“Në natën e tretë kur janë ardh me i varros trupat që janë kanë këtu të vdekur, ndër ta jam kanë edhe unë aty, por askush nuk e ka ditë që unë jam i gjallë. Unë vetëm i kam lëvizë pak sytë edhe njëri këtu fqinjtë e nipave kur është radha te unë për me më varros, kur më kanë rrotulluar i kam lëvizë pak sytë edhe ai pak është trembë, ju ka tregu atyre nipave e ju ka thanë që Elbasani është gjallë”, deklaroi Bunjaku.

Pas tre ditësh pa ushqim e pa ujë, gjendja e 13 vjeçarit ishte rënduar shumë.

“Unë e kam pasur gjendjen shumë të rëndë se tre ditë pa hëngër e pa pijë u kanë shumë e vështirë shumë e rëndë edhe si i ri 13 vjeçar”, kujton ai.

Por mbijetesa, Elbasanit i erdhi me një humbje të madhe. Në mesin e viktimave ishte edhe babai i tij…

“Ka qenë shumë  e vështirë, por ashtu ka qenë e shkruar. Kanë qenë raporte të mira sikur baba me djalin më edhe djali me babë, por kështu ish kanë e shkruar asgjë nuk është varur nga unë, kam mundur me pas fatin edhe unë si këta tjerët me vdekë, por ka deshtë Zoti. Ka qenë shumë  e vështirë, por ashtu ka qenë e shkruar”, tha Elbasani.

27 më vonë, Bunjaku kërkon nga shteti që të bëj më shumë në zbulimin e autorëve të këtij krimi makabër.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

Vdes një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Dy kompani amerikane dorëzojnë ofertat për ndërtimin e baterive 340Mëh, çka përfiton Kosova?

Dy kompani amerikane dorëzojnë ofertat për ndërtimin e baterive 340Mëh, çka përfiton Kosova?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën