TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Këtë të shtunë u mbajt një aksion simbolik i protestuesve “Jo në emrin tim” para Kuvendit, Aty, sipas organizatorëve  u vendosen emrat e deputetëve për UÇK-në dhe kundër saj. Të njëjtit bënë thirrje që të kalojë Ligji për Dhomat e Specializuara në të kundërtën nuk do të ndërpriten protestat.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
1 0
A A

Aktivistët e nismës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar një aksion simbolik.

Kështu  këtë të shtunë para Kuvendit të Kosovës, kanë vendosur një baner të madh me emrat e të gjithë deputetëve.

Në këtë pankartë emrat e ligjvënësve janë ndarë.

Sipas organizatorëve, ndarja është bërë sipas qëndrimeve të pritshme lidhur me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe ndryshimet në legjislacionin për Dhomat e Specializuara.

Detaje për këtë aksion ndau organizatori i protestës Çlirim Haziri.

“Sot kemi vendosur këtu një baner para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i kemi paraqitur të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këtu janë të ndarë deputetët të cilët presim ta votojnë ligjin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë pakicat të cilat edhe kanë votuar një deklaratë, gjithashtu edhe deputetët shqiptarë. Ndërsa në pjesën tjetër janë deputetët e pakicave serbe, nga të cilët nuk presim se do ta votojnë këtë ligj. Nuk presim që ata të kenë mëshirë apo një iniciativë për drejtësinë, për drejtësinë e cila e goditi shtetin e Kosovës, e cila realisht është një padrejtësi e thirrur në emër të drejtësisë”, tha Haziri.

Sipas Hazirit,  deputetët e Kuvendit kanë vetëm edhe tri ditë mandat për të reflektuar përpara shpërbërjes së mundshme të legjislaturës.

“Sot çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identitetit tonë kombëtar, e kemi në prag të këtij Kuvendi dhe presim që ligji të votohet. Ligji duhet të votohet sa më shpejt. Ne i dimë obligimet kushtetuese të këtij Parlamenti, e këta deputetë që janë këtu kanë mandat vetëm edhe tre ditë, nëse nuk rrezikohen e nuk shpërbëhet ky Kuvend nga disponimi i tyre politik, pra disponimi i politikanëve”, theksoi Haziri.

Andaj bënë thirrje edhe një herë që të thirret një seancë e të kalojë ligji.

“Shpresoj shumë që ligji të votohet, të thirret në seancë të jashtëzakonshme nëse do të jetë e nevojshme, edhe nga kryetarja e Parlamentit, por edhe nga partitë e tjera, t’i bëjnë nënshkrimet e ta thërrasin seancën, ta votojnë ligjin për UÇK-në”, potencoi ai.

Kujtojmë se protesta për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë vazhduan edhe sonte ne ditën e 18-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Dy kompani amerikane dorëzojnë ofertat për ndërtimin e baterive 340Mëh, çka përfiton Kosova?

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën