Një zyrtar policor është goditur në dorë nga një person i dyshuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 tetor, gjatë kohës kur zyrtarët policorë po asistonin inspektorët komunalë në rrënimin e një objekti.
I dyshuari, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Në këtë rast është intervistuar edhe një person tjetër i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 02.10.2026 – 10:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Zyrtarët policorë ishin në asistenca të inspektorëve komunal për rrënimin e objektit të të dyshuarit. I dyshuari tjetër mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/







