TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të zhvillojnë sot pasdite një takim ku pritet të diskutohet zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, por edhe propozimet për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Takimi është caktuar të nisë në orën 16:30, ndërsa zhvillohet në një kohë kur institucionet kanë afat të kufizuar për arritjen e një marrëveshjeje rreth presidentit.

PDK-ja e ka lidhur mbështetjen për zgjedhjen e presidentit me procedimin e ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Specialen. Në anën tjetër, Qeveria është në pritje të një opinioni ligjor nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këto ndryshime.

Kurti deklaroi të premten se tashmë kanë nisur komunikimet për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar këtë fundjavë si vendimtare. Megjithatë, ai nuk është deklaruar konkretisht nëse çështja e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale do të jetë pjesë e marrëveshjes.

Sipas propozimit të PDK-së, mandati i Gjykatës Speciale do të kufizohej në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, ndërsa parashihet edhe vendosja e një mekanizmi ndërkombëtar për monitorimin e punës së saj.

Për rastet e krimeve të luftës për të cilat janë dënuar katër ish-krerë të UÇK-së, projektligji parasheh që procedurat gjyqësore të zhvillohen në Kosovë.

Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat sipas afateve kushtetuese duhet të mbahen jo më vonë se 15 nëntori.

Tags: albin kurtibedri hamzaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Drenas dhe Gjilan

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Drenas dhe Gjilan

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Policia me aktivitet vetëdijësues në Prishtinë

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Policia me aktivitet vetëdijësues në Prishtinë

Kurti dhe ambasadori i ri francez diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Kurti dhe ambasadori i ri francez diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën